“Klasikja” e futbollit shqiptar po afron dhe interesi duke i madh jo vetem tek dy kampet, por edhe ne rradhet e tifozeve apo ish- pjestareve te ketyre dy skuadrave. Njeri prej tyre eshte Gilman Lika, futbollisti qe ka provuar te luaje me te dy skuadrat gjate karrieres se tij.

Ai ka dhene se fundi nje interviste per RTSH Sport ku ka folur per kete ballafaqim dhe shanset e seciles skuader per ta fituar ate.

“Ne rradhe te pare ndihem krenar qe kam qene pjese e ketyre dy skuadrave qe absolutisht jane me te medhate e kampionatit shqiptar. Njera eshte Tirana qe eshte ekipi me i titulluar dhe kete nuk mund ta mohoje askush.

Tjetra eshte Vllaznia qe me plot gojen eshte legjenda e kampionatit shqiptar, eshte skuadra e qytetit ku lindi per here te pare futbolli ne Shqiperi. Prandaj dhe jam i lumtur qe kam qene pjese e ketyre dy ekipeve gjate karrieres time”- ka thene fillimisht Lika.

Duke folur nderkohe per sfiden e se shtunes, ish- kapiteni i Vllaznise eshte shprehur: “Kjo eshte nje sfide shume e rendesishme, sidomos per Vllaznine sesa per Tiranen. Nisur nga renditja, bardheblute jane disi me komode, ndersa per skuadren shkodrane duhet fitorja.

Ndoshta edhe barazimi vlen deri diku per te, por duhet te luftoje per fitore sepse vetem keshtu do te jete ne gare per titullin kampion. Por ne rast humbje, jam i sigurte se gjerat do te veshtiresoheshin shume per Vllaznine.

Deshira ime do te ishte qe te mos e degjoja stadiumin per asnje sekond te pushonte nga kampet e te dy tifozerive, sepse keshtu do te fitonte futbolli. Une mendoj se shanset per fitore jane 50 me 50 ne kete ndeshje per te dy ekipet”./SHKODRA-SPORT.COM/