Thonë që “timonieri” i anijes duhet të jetë i fundit që duhet të dorëzohet.

Në fakt, “timonieri” i Vllaznisë Ernest Gjoka e braktisi anijen dy javë para fundit.

Por përveç “timonierëve” ka edhe “kapitenë”. Gilman Lika padyshim që nuk do veprojë si ish- trajneri i tij.

Burime pranë kapitenit të kuqebluve bëjnë të ditur se ai nuk ka ndër mend ta braktisë Vllaznisë në këto momente të vështira.

Pavarësisht ofertave që mund të ketë, mësohet se lojtari me numër 17 i skuadrës shkodrane do të vazhdojë të luajë me të edhe në kategorinë e parë.

Arsyeja është e thjeshtë: Ajo çfarë ndodhi duhet harruar sa më parë dhe tashmë të gjithë sëbashku duhet të punojnë për rikthimin e Vllaznisë sërish në Superligë.

Në ditët e ardhshme pritet të mësojmë se kush futbollist tjetër do të veprojë si Lika.
© shkodrasport.com