FSHF ka nisur kursin e rradhës për trajnerët, të cilët duan të pajisen me liçensën A. Kështu, pjesëmarrës në këtë kurs, është edhe ish-futbollisti shkodran i Vllaznisë, tashmë trajner me moshat, Gilman Lika.

Ai e sheh veten në trajnim në të ardhmen dhe ndërkohë pak nga pak po pajiset me të gjitha liçensat përkatëse, që i duhen një trajneri. Ish-futbollisti i Vllaznisë, Lika, tashmë siç dihet, ka nisur punë si trajner.

Ai drejton aktualisht ekipin Basania U15, ndërsa duhet thënë se liçensën UEFA B, Lika e ka marrë gjatë kohës, kur ka qenë futbollist me Vllazninë.

Gilman Lika po ndjek me vëmendje të gjitha leksionet e specialistëve të FSHF, teksa ndoshta një ditë pse jo mund ta shohim edhe në krye të stolit të Vllaznisë.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron Gilman Likës një karrierë sa më të suksesshme në drejtim.
Maringlen ZHIVANI