Vllaznia nuk e shfrytezoi as ndaj Kukesit mundesine per te qene e vetme ne poziten e trete te renditjes duke marre nje tjeter barazim ne sfiden e se henes qe u luajt ne “Elbasan Arena”. Por nga ana tjeter, kuqeblute kane nisur pergatitjet per sfiden e se shtunes ndaj Tiranes.

Nje analize te situaten ne te cilen po kalon Vllaznia, ish- futbollisti i saj Gilman Lika ndalet edhe tek disa problematika qe ka hasur skuadra kete kampionat duke mos marre rezultatet e duhura.

“Ne emra, Vllaznia e sivjetme eshte me e mire se ajo e vjetshmja, por me duhet te them se sezonin e kaluar skuadra ka qene me grup dhe ka funksionuar me mire. Ky eshte ndryshimi dhe prandaj rezultatet nuk kane qene te duhurat.

12 barazime sigurisht qe jane shume dhe kjo tregon se ekipi ka çaluar tek faza e sulmit. Duke patur parasysh rastet e shumta qe jane humbur, te vjen shume keq. Sot duhej te flisnim per nje skuader qe do te kishte patur shume me teper pike por nuk ka ndodhur keshtu”- eshte shprehur nder te tjera per “Panorama Sport” ish- kapiteni i kuqeblu.

Lika nderkohe eshte ndalur edhe tek sfida e se shtunes ndaj Tiranes per te cilen eshte shprehur: “Nje ndeshje e veshtire, besoj se do te jete shume e luftuar. Nuk ka favorite, sepse jane dy ekipe shume te mira. Ndeshjen do ta fitoje ajo skuader qe do te kete me shume deshire per te dale me tre pike.

Vllaznia i ka forcat per ta mundur Tiranen dhe kete e tregoi edhe ne ndeshjen e fazes se dyte qe u luajt ne kryeqytet. Por gjithmone duke e harruar ndeshjen e fundit. Ekipi duhet te beje detyren e tij dhe te jete 100 % ne çdo ndeshje sepse vetem keshtu mund te arrije objektivat e tij”./SHKODRA-SPORT.COM/