Fatmir Lugji, ish-futbolliti i Vllaznisë, me të cilën ka fituar edhe trofe, është bërë shumë i njohur në cilësinë e analistit të sportit, sidomos në studiot televizive të Shkodrës, por edhe më gjerë.

Ajo që e ka veçuar Lugjin me të tjerët ka qenë qëndrimi kritik, që ka mbajtur gjatë periudhës, kur realisht Vllaznia kishte probleme, jo vetem me rezultatet, por edhe me menaxhimin që i bëhej klubit.

Ndërkohë kësaj rradhe, gjatë emisionit “Sport Show” në TV1-Channel, ka pasur vlerërime pozitive për kryetarin e ri të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, por ai nuk i ka kursyer disa sugjerime atij në lidhje me menaxhimin e klubit të Vllaznisë, që ai vetë i ka premtuar në prag fushate.

“Do uroj në këtë emision sportiv, kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Në të ardhmen, t’i hedhin sytë nga Vllaznia.

Veshët t’i ketë nga tifozëria dhe buxheti i Bashkisë, të jetë në dispozicion të masivimit të sporteve shkodrane. Z. Spahia ka premtuar në prag fushate, ka premtuar shumë për Vllazninë, prandaj ne do ta cekim dhe nuk do ta lëmë absolutisht të qetë”,-tha gjatë prononcimit të tij, analisti i sportit, Fatmir Lugji.
Maringlen ZHIVANI