Sot, në orën 11:00 në sallën e konferencave të stadiumit “AIR Albania” është hedhur live shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë të sezonit futbollistik, 2021/2022.

Partizani do të përballet ndaj Vllaznisë dhe Teuta me Laçin. Ky eshte verdikti i shortit te sapohedhur nga FSHF. Siç shikohet shkodranet do te ndeshen me te kuqte dhe ndeshja e pare do te luhet ne Tirane ndersa ajo e kthimit do te luhet ne Shkoder.

Vllaznia padyshim qe do te synoje kualifikimin dhe daljen ne finale dhe me pas edhe fitoren e ketij trofeu, qe do te ishte per here te pare i dyti rradhazi per te.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa nuk do të mungojë as prezenca e sistemit VAR. Sfidat e para do të luhen më datë 30 mars kurse ato të kthimit do të luhen më datë 13 prill.

SHORTI I FAZËS GJYSMËFINALE TË KUPËS SË SHQIPËRISË

PARTIZANI – VLLAZNIA

TEUTA – LAÇI