Giacomo Vrioni rikthehet te goli në Amerikë teksa i dhuroi fitoren 2-1 skuadrës së New England Revolution ndaj Torontos. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 46-të, ndërsa i mjaftuan vetëm gjashtë minuta për të gjetur rrugën e rrjetës.

24-vjeçari lëvizi mirë në zonë, dhe pavarësisht se kishte disa kundërshtarë ia doli të gjente golin që dërgoi në festë stadiumin.

Për Vrionin ishte goli numër katër në këtë sezon me skuadrën amerikane, teksa pas kësaj fitoreje me aromë shqiptare, New England Revolution ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit në Konferencën e Lindjes teksa ka grumbulluar 36 pikë pas 19 javësh.

Giacomo Vrioni ka qene me pare ne pronesi te Juventusit, nderkohe qe tashme eshte transferuar ne Amerike. Kujtojme qe ky lojtar menaxhohet nga nje kompani italiane pjese e se ciles eshte edhe menaxheri shkodran Benardin Kulla.