E ardhmja e sulmuesit shqiptar, Ndue Mujeci, pritet të mësohet shumë shpejt. 26-vjeçari i lindur në Shkodër me shumë gjasa do të nënshkruajë për ekipin maqedonas të Akademija Pandev.

Mujeci ka dalë nga akademia e Vllaznisë, aty ku luajti deri në moshën 19-vjeçare. Më pas, Mujeci ka shëtitur në shumë skuadra: Ada e Velipojës, Ventspils, Pirin, Dunav, Saburtalo, Genclik, Happy Valley dhe Cilhangir.

Siç raporton abcnews.al, oferta e Akademia Pandev eshte konkrete dhe ne ditet ne vijim mund te behet kjo levizje. Mujeci po ben nje paraqitje shume te mire me ekipin e tij Cihangir ne Qipron turke teksa ai ka vijuar te shenoie rregullisht dhe ta ndihmoje ekipin e tij ne objektivin drejt titullit kampion.

Shkodranit Mujeci i pelqejne gjithmone aventurat e reja dhe nuk perjashtohet mundesia qe tashme te provoje te luaje edhe ne Maqedonine e Veriut pasi ka luajtur me pare ne shume kampionate te tjera.

www.shkodrasport.com