Java e 26-te e Superliges shqiptare e gjen Vllaznine perballe Partizanit nje ndeshje e cila do mund te konsiderohet si perballja me e rendesishme e kesaj jave pasi do ndeshen me njera tjetren ekipet qe deri tani kane udhehequr se bashku kampionatin.
Aktualisht shqetesim tek Vllaznia kane qene pezullimet me kartona te lojtareve por dhe demtimet kur dihet se deri tani jane me se paku 3 lojtare ne faze rikuperimi pas demtimeve qe kane pesuar sic jane dy mbrojtesit Imami dhe Fangaj si dhe mesfushori brazlian Da Silva. Por a do jene te gatshem dy lojtaret e formacionit (Imami dhe Da Silva) per ndeshjen e pas 1 jave ndaj te kuqve kryeqytetas?
Per kete gazetari i “Shkodra Sport” Andi Gjurgjej ka kontaktuar kete mbremje ekskluzivisht fizioterapistin e Vllaznise Ilirjan Haxhaja per te mesuar me shume rreth gjendjes se tyre aktuale dhe se si po shkon faza e tyre e rikuperimit. Ja si eshte shprehur fizioterapisti Haxhaja:
“Imami dhe Da Silva kane pesuar terheqje muskulare dhe tani te dy jane ne faze rikuperimi, por ne kete aspekt Imami eshte me mire dhe do te munde te rikuperohet me shpejt, ndryshe nga Da Silva qe do i duhet dhe pak kohe.”
Ndersa i pyetur qe nese ato do jene gati per ndeshjen me Partizanin ai u pergjigj: “Gjithcka do te vendoset javen qe vjen nese ato do jene te gatshem per t’u aktivizuar.”