Gjermania është kampione e Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve. “Panzerat” e trajnerit Kuntz, mposhtën në finale Portugalinë me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Nmeça në minutën e 49-të.

Gjermania luajti më mirë dhe e meritoi fitimin e trofeut. Goli i fitores u realizua në minutën e 49-të. Asist i Ridle Baku (Wolsburg) dhe finalizim i Lukas Nmecha (Anderlecht).

Sulmuesi 22-vjeçar dribloi portierin përpara se të dërgonte topin në rrjetë. Mërgim Berisha e nisi sfidën si titullar dhe u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë.

Një sukses i madh për Gjermaninë U21, që ia del të shpallet kampione e Evropës për herë të tretë në histori.