Tuesday, March 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGjermania me ndryshime të detyruara në mesfushë, Nagelsman thërret zëvendësuesit

Gjermania me ndryshime të detyruara në mesfushë, Nagelsman thërret zëvendësuesit

Julian Nagelsman duhet të përballet me një pengesë përpara ndeshjeve ndërkombëtare të marsit: Aleksandar Pavloviç me sa duket nuk do t’i bashkohet ekipit kombëtar. Sipas një raporti mediatik, në vend të tij është ftuar Angelo Stiler. Të shtunën, Vinsent Kompani u detyrua të luante pa Aleksandar Pavloviç, dhe e njëjta gjë do të vlej edhe për Julian Nagelsman në ditët në vijim.

Sipas Bild, trajneri i kombëtares mori njoftimin për tërheqjen e lojtarit të Bajernit përpara ndeshjeve ndërkombëtare të marsit, një vendim që ishte parashikuar që të shtunën. Pas fitores së lehtë 4-0 të Bajernit në shtëpi kundër Union Berlin, drejtori sportiv Kristof Frojnd paralajmëroi se duhet të jenë “të kujdesshëm” me Pavlovic për tu siguruar që ai të mos pësoj një dëmtim afatgjatë. Mesfushori nuk ishte në skuadër, dhe Frojnd përmendi “shqetësime/dhimbje” si arsye. Ai theksoi se duan që ai të jetë “në formë për dy muajt e fundit”.

Sipas Bild, Angelo Stiler i Shtutgartit është ftuar si zëvendësues, pasi mungesa e tij në listën e shpallur të enjten kishte shkaktuar mjaft reagime. “Nuk e shoh Angelon në formacionin titullar, ndaj vendosëm t’i plotësojmë ndryshe vendet e mbetura,” shpjegoi Nagelsman në konferencën për shtyp, duke justifikuar vendimin për të lënë jashtë 24 vjeçarin, të cilin ai e konsideron “pak” pas Pavloviç.

Pas tërheqjes së Pavloviç, Stiler tani duket se do të marrë vendin e tij. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ende nuk ka dhënë konfirmim zyrtar për asnjërën nga këto çështje, dhe kjo nuk pritet para fillimit të javës së ardhshme. Trajneri i kombëtares do të grumbulloj ekipin të hënën në Herzogenaurash. Një ndeshje miqësore kundër Zvicrës është planifikuar për të premten në Bazel, e ndjekur tre ditë më vonë nga një ndeshje kundër Ganës në Shtutgart.

Këto ndeshje do të shërbejnë si vlerësimi i fundit i formës së ekipit përpara se të shpallet skuadra për Kupën e Botës. Pavloviç ka një shans të mirë jo vetëm për të marrë pjesë në turneun final, por edhe për të qenë pjesë e formacionit titullar. Në një intervistë të madhe, Nagelsman la të kuptohej se lojtari i Bajernit është në garë me Feliks Nmeçan të Dortmundit për një vend në dyshen e mesfushës, përkrah Leon Goretzkas, të cilin trajneri i kombëtares e preferon për rolin më ofensiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments