Futbollistet e Akademise Vllaznia kane bere nje gjest shume fisnik diten e sotme teksa iu bashkuan thirrjes se kameramanit te njohur Mark Gjerka per te ndihmuar familjet ne nevoje ne zonen e Shllakut.
Një thirrje kjo sensibilizuese për të gjithë ata që kishin mundësi të kontribuonin sadopak në lehtësimin e përballimit të vështirësive ekonomike sidomos në periudhën e dimrit kur ato janë akoma më të mëdha për shkak të kushteve atmosferike.
Dhe te paret qe iu pergjigjen kane qene futbollistet e ekipit Vllaznia U15 te cilet kane mbledhur disa ndihma, kryesisht ushqimore dhe sot, sebashku edhe me trajnerin Edmond Doçi i jane drejtuar Shllakut per t’i dorezuar vete ato.
Nuk ka munguar edhe nje top per djalin e vogel te familjes ku ata kane derguar ndihmat, per t’i dhene atij shpresen qe neser a pasneser mund te jete edhe ai pjestar i Akademise Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/