Duke parë situatën emergjente, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë një bonus prej 30 mijë lekësh për futbollistet femra. Ndonësë një periudhë të vështirë, Delma Muça, lojtarja e ekipit të Teutës, ka bërë një gjest human. Bonusin e marrë nga FSHF-ja, 15-vjeccarja ja ka dhuruar familjeve në nevojë.

Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Delma Mucca deklaroi: “Duke qenë se unë jetoj në një qytezë të vogël si Vora dhe shumë familje janë në nevojë bazike, mendova që të ndërmarr këtë nismë, dhe bonusin ta shpërndaj për familjet në nevojë.

Sigurisht që dua të falenderoj për këtë bonus federatën dhe presidentin e FSHF-së Armando Duka, por edhe familjen time që më mbështeti në këtë nisëm time që mora, sepse e vetme unë kursesi nuk do tja dilja.

Ftoj të gjithë, për pak bamirësi duke qenë një periudhë mjaft e vështitrë për shkak të pandemisë. Gjithashtu jemi në një muaj të shenjtë të Ramazanit, për të bërë sadopak të lumtur këto familje në nevojë”.