Përpara duelit me Tiranën, klub i i Vllaznisë bëri me dije se të gjitha të ardhurat që do të fitoheshin nga ky takim do të shkonin për të ndihmë në Turqi dhe Siri pas tërmetit të fuqishëm që goditi këto dy shtete disa ditë më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi shkodran tregon se ka realizuar transferimin e të gjithave të ardhurat që u fituan nga ndeshja drejt dy shteteve të prekura, të cilat shkojnë deri në 15 mijë e 300 euro.

Gjithashtu Vllaznia falënderon tifozët e saj për këtë solidarizim për t’ ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë në këtë moment të vështirë. Ja njoftimi i klubit shkodran per kete çeshtje:

“Klubi i Futbollit Vllaznia ,siç ka njoftuar më përpara, në kuadër të solidaritetit me të demtuarit e termetit në Turqi dhe Siri ,ka realizuar sot tansfertën e shumës prej 15,300 euro që janë mbledhur nga të ardhuruat nga ndeshja Vllaznia – Tirana.

Me këtë rast Klubi falenderon përzermërsisht të gjithë tifozat kuq e blu për këtë shprehje të jashtëzakonshme solidarizimi, si dhe të gjithë të tjerët që nuk ishin prezent në stadium, por ndërmjet blerjes së biletave kontribuan në mbledhjen e kësaj shume. Dhe njëherë, ne shprehim ngushëllimet tona për të gjithë viktimat e tërmetit dhe i urojmë një rikthim sa më të shpejtë të të demtuarve të sigurt në shtepitë e tyre.