Kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së disa ekipeve italiane por duket se Armando Vajushi edhe për sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit Pro Vercelli që merr pjesë në Serinë B. Mjafton të klikosh në faqen zyrtare të këtij klubi dhe do të shohësh se shkodrani që në dhjetor të këtij viti, është pjesë e ekipit edhe për sezonin e ri.

Ai do të luajë në pozicionin e mesfushorit të avancuar dhe do të mbajë sërish fanellën me numrin 14. Duhet pranuar se Vajushi në dy sezonet e fundit nuk ka kaluar momente shumë të mira për shkak të dëmtimeve që ka patur. Por në sezonin e ri pritet një shpërthim i tillë. Për më tepër që kjo gjë mund ta rikthejë atë në kombëtaren shqiptare. Mund të ndodhë kështu ngaqë trajneri i saj tashmë siç dihet është Kristian Panuçi i cili e ka patur shkodranin futbollist të tij tek Livorno dy sezone më parë dhe ia njeh mirë aftësitë e tij. Prandaj aktivizimi me Pro Vercellin në këtë sezon mendohet të jetë shumë domethënës për Armandon.
© shkodrasport.com