Klubi sportiv Vllaznia ka shfrytëzuar finalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për të shpallur 10 sportistët dhe 3 trajnerët më të mirë të tij për vitin 2013. Atmosfera ka qenë shumë entuziaste teksa ceremonia në fjalë është zhvilluar pikërisht para nisjes të finales së meshkujve. Sipas vleresimit të bërë nga trajnerë dhe sportistë, fitues të kësaj ankete për këtë vit kanë qenë basketbollistët Gjon Ndoja dhe Ingrid Dashja, volejbollistët Nikolin Qafarena dhe Ana Gjelaj, atleti Izmir Smajlaj, xhudisti Luigj Shkoza, gjimnastja Abeliana Bregu, boksierët Asmer Bilali dhe Nelson Hysa si dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj. Interesant ishte edhe fakti se për të laurear këta fitues ishin zgjedhur figura të njohur të sportit dhe të pushtetit lokal si Lorenc Mosi, Zyhdi Çoba, Ali Bushati, Vehbi Sulejmani, Arben Mlloja, Gjon Marku, Zef Kraja, Gjergj Leqejza, Liman Kulla, Hamdi Salihi, Xhemal Bushati, Maxhid Cungu, Voltana Ademi dhe Asim Belinova. Përveç 10 sportistëve më të mirë është dhënë edhe një çmim për sportistin e ri më të talentuar që ka qenë peshëngritësi Emanuel Lushi. Sa I takon tre trajnerëve më të mirë, janë vlerësuar Anton Shkoza I xhudos, Zef Gjoni I boksit dhe Muhamet Tuzi. Në këtë mënyrë gjithçka ka shkuar bukur teksa fituesit e kësaj ankete kanë marrë duartrokitje të shumta nga publiku I zjarrtë që kishte mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mbrëmjen e sotme.

Gjergj KOLA