Një tjetër adoleshent shqiptar shkëlqen në arenën ndërkombëtare, për fat të keq, duke veshur fanellën e një përfaqësueseje tjetër. 19-vjeçari Brajan Gruda, ka qenë protagonist kryesor dje në suksesin 3-0 të Gjermanisë përballë Kosovës, teksa ka qenë autor i dy asisteve në këtë sfidë.

Gruda, i lindur dhe i rritur në Gjermani, por me origjinë nga Shkodra, ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë edhe në të kaluarën, ka bërë emër në radhët e skuadrave të të rinjve të Mainz.

Ai u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës së djeshme, kur rezultati ishte 0-0 dhe ndihmoi ekipin e tij. të siguronte fitoren përballë “Dardanëve”. Në minutën e 78-te ai dha asistin për golin e 2-0 të Mukoko.

Ndërsa në minutën e 89-të, sulmuesi i cili është pjesë e klubit të Mainz në Gjermani, dha asistin e dytë personal për golin e Klaine Bekel, për të vulosur rezultatin 3-0.