Ditet e fundit ka patur shume diskutime ne lidhje me zevendesimin e mesfushorit boshnjak Zinedin Mustedanagiç ne ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Ne fillimin e pjeses se dyte ai kerkoi vete zevendesim dhe te gjithe menduan se beri nje terheqje ne nje moment zgjatje te tepert, por nuk ka qene keshtu.
Eshte mjeku i Vllaznise Zyhdi Çoba ai qe ka shpjeguar gjithçka ne nje prononcim per “Shkodra Sport” teksa eshte shprehur: “Nuk behet fjale per demtim muskular, ndonese fillimisht keshtu menduam te gjithe.
Por pas bisedes edhe me te, mesuam se kishte qene me temperature qe ne mengjes para ndeshjes, si rrjedhoje e nje viroze qe po kalonte, por nga deshira per te luajtur me çdo kusht dhe per te dhene me te miren per Vllaznine, nuk i kishte treguar askujt.
U mundua te bente me te miren ne fushe, por kuptohet qe gjendja e tij shendetesore nuk ka qene ajo e duhura, megjithate duhet pergezuar per sakrificen qe beri per te luajtur. Pas ndeshjes, i kemi bere ekzaminimet e duhura, ka marre edhe mjekimet dhe gjendja e tij duket e mire.
Besoj se nuk do te kete asnje problem per ndeshjen e rradhes”- ka thene nder te tjera mjeku Çoba duke shpjeguar veprimin e ketij futbollisti qe ne fakt duhet duatrokitur per sakrificen e bere per te dhene me te miren per skuadren e tij./SHKODRA-SPORT.COM/