Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka gjate vizites se tij ne Shkoder, ka vleresuar ne maksimum sukseset e Vllaznise femrave dhe ka folur po ashtu edhe per rritjen gjithnje e me shume te vemendjes nga ana e ketij institucioni per futbollin e femrave ne vendin tone.

Ne fakt, vetem nje muaj me pare, pikerisht pak kilometra larg Shkodres, nje drejtues i klubit Murlani, pikerisht Kujtim Shaba, akuzonte FSHF-ne per shkrirjen e ekipit te tyre te femrave duke u shprehur se nje veprim i tille erdhi ngaqe ai kandidoi ne zgjedhjet per Shoqaten Rajonale te Futbollit ne Shkoder.

Gazetaret gjate prononcimit te presidentit Duka sot, ia kane kujtuar kete gje duke kerkuar nje mendim te tij se pse eshte shkrire ekipi i Murlanit dhe pergjigja e tij ka qene e tille:

“Ne mbeshtesim çdo vajze apo djale qe deshiron te luaje futboll, me projektet qe e Federates. Gjithe ekipet e vajzave dhe te djemve jane te ftuar dhe te lire te marrin pjese ne te gjitha kampionatet e Shqiperise, por jo te gjithe ne te njejten kategori, ne superiore, kategori te pare, te dyte apo rajonale. Nuk ndodh qe t’i mbyllet dera askujt dhe nuk ka shans askush te mbylle deren per asnje ekip”.

Deklarata e Dukes sot ne fakt u duk qarte se nuk shpjegoi asgje ne lidhje me lenien jashte kampionatit te ekipit te Murlanit sepse ne Shqiperi perpos kampionatit te Superliges te femrave, nuk ka kampionat tjeter dhe rrjedhimisht Murlani do te mbeste jashte./SHKODRA-SPORT.COM/