Ne vere tentoi ta marre Vllaznia, por ne fund ishte Tirana qe ia mbushi mendjen dhe sulmuesi anglez Ngo u rivesh bardheblu serish, per te luajtur edhe nje tjeter sezon me skuadren qe u shpall kampion para dy sezonesh.

Por deri tani, sulmuesi shtatelarte nuk po ben asgje per ta ndihmuar skuadren e tij. Si rrjedhoje nuk kane munguar as kritikat nga personazhe te njohura ne adrese te ketij futbollisti.

Mbreme ne emisionin “Procesi sportiv” ka qene i ftuar edhe djali i ish- trajnerit te njohur Zihni Gjinali, i cili duke folur ne lidhje me ecurine e Tiranes kryesuese, eshte shprehur:

“Tirana kryeson me merite dhe kjo per disa arsye. I peshon fanella, ka nje tifozeri me te madhe se skuadrat e tjera, luan ne shtepine e vet, ka nje suport ekonomik, por i mungon kualiteti.

Ne qofte se ajo do te kishte nje lojtar goli qe bashke me Seferin ne sulm, them se do te ishte i mbyllur kampionati. Seferi ka kapur formen maksimale, ka edhe cilesi, por nga ana tjeter eshte ky Ngo qe eshte jashtezakonisht dobet kete vit. Nese dikush do me pyeste mua, do t’i thosha merreni per bojaxhi sepse eshte i gjate dhe mund te beje diçka sepse si lojtar kete sezon eshte zero”./SHKODRA-SPORT.COM/