HomeKRYESOREGjetje fantastike në GJERMANI për të mbështetur skuadrën, shiten 110 mijë bileta...

Gjetje fantastike në GJERMANI për të mbështetur skuadrën, shiten 110 mijë bileta për një ndeshje që s’do të luhet

Klubi gjerman i futbollit Lokomotive Leipzig, i cili luan në Divizioni 4 në Gjermani, shiti më shumë se 110 mijë bileta për një ndeshje që nuk do të luhet.

Synimi i tyre është të thyejnë rekordet e vendosura përgjatë gjithë historisë së klubit. Çmimi për një biletë është 1 euro. Deri më tani mbështetësit kanë blerë bileta për grumbullimin e 1.1 milon eurove.

Ka ngelur vetëm një rekord për t’u thyer, numri i pjesëmarrësve nga gjysmë-finalja e 1987-ës kundër Bordeaux, në fituesit e Kupës së Europës. Zyrtarisht ishin 73 mijë tifozë pjesëmarrës, por në të vërtetë më shumë se 120 mijë fansa morën pjesë. Kjo gjysmë-finale u luajt në të famshmin Zentralstadion, i cili fatkeqësisht u mbyll në vitin 2000. Sot ata luajnë në stadiumin Bruno-Plache, me një kapacitet prej 15 600 vendesh.

Lokomotiva fitoi kundër Bordeaux dhe shkoi në finale kundër Ajax, ku humbën 1-0 në stadium Olimpik në Athinë (Greqi).

Mbështetës të shumë skuadrave të tjera europiane kanë filluar të njëjtin projekt për të mbështetur skuadrat e tyre. /Newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments