Kukësi humbi sot 1-2 me Partizanin në shtëpi. Sfida e javës së 32 në Superligë foli për Demat, teksa verilindorët kanë shtatë ndeshje pa fitore duke parë më larg Evropën.

Pas ndeshjes për Gol pas Goli foli presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Numri një i klubit ka cekur edhe deklaratat e trajnerit për mungesë dritash, duke thënë se është klubi që merret me këto punë dhe jo një trajner profesionist. Gjici i ka dhënë “ok” trajnerit deri në fundin e sezonit, duke e quajtur një dështim mungesën e Europës.

“Jam i mërzitur, sot duhet të kishim fituar me Partizanin. Trajneri i huaj në Shqipëri do ambientim. Mos merret me deklarata, të mbajë përgjegjësi për ato që duhet. Ky trajner do mbyllë sezonin te Kukësi, ka pasur mungesa dhe dëmtime realisht, shto edhe kartonat. Këto nuk e justifikojnë rezultatin në dy fazat e para, sot do ishim ndryshe. I kisha sugjeruar një system loje, i thashë mos kujto se nuk e kuptojnë kundërshtarët.

Është trajner punëtor, humbet kohën me gjëra që s’i takojnë. Të merren me gjerat teknike, kemi staf për organizimin. Jemi klube shqiptare. Çdo gjë që ka kërkuar, është plotësuar. Kampionat dhe Kupë ishin objektivat, nuk i ka arritur. Uroj të arrijë Conference League, objektivi i tretë. Ka bërë hapa fals trajneri, ka edhe faj te lojtarët.

Të gjitha ekipet e tjera në fushë kanë ekipe. Kemi lënë pikë shumë. Partizanin e kishim 11 pikë pas, sot na mundi dhe na kaloi. E kishte fajin klubi, Safeti? Klubi nuk e ka shqetësuar trajnerin. Mediet kanë punën e vet, ky ishte presioni i tij. Të shohë rezultatet dhe punën e tij. Paratë i merr kur arrin objektivat, këtë kontratë kishte. Nuk e di cffarë zëvendëstrajneri ka qenë, i parë i dytë apo i katërt. E ka herën e parë.

Kemi qenë korrektë, kur flet për ca gjëra që s’kanë lidhje me gjërat teknike, më habit. Jam pak larg nga ekipi, mbaj pozicionin e Nderit. Kanë përgjegjësi edhe lojtarët. Së bashku, të gjithë me këtë calendar që kemi arrijmë objektiavat. Atë që prodhojmë në fushë, do e shohim.

Është Longo trajneri që nuk ka pasur presion, duke i dhënë kohë për t’u ambientuar. Fliste dje, se e gjeti ekipin në vendin e gjashtë. Ndonjëherë justifikohet për humbjet që bën. Flet për mungesë dritash në dhomat e zhveshjes, një profesionist nuk e bën. Për këtë merret klubi dhe jo trajneri. Një profesionist merret me ato që bëhen në fushë.

Longo ia kam toleruar se flet si italian, ia kam shijuar këtë gjë. Mediet kanë punën e tyre. Për punët e klubit ka administratë, nuk i takon trajnerit. Dy fazat e para ka bërë mirë. Kërkoi lojtarë në pozicionet që deshi, i mori vetë dhe dha miratimin. Klubi ka bërë vetëm kontratën. Një trajner nuk mund të justifikojë humbjet dhe barazimet. Them se trajneri ka besimin që do vazhdojë deri në fund. Katër ndeshjet t’i fitojë dhe të kapë vendin e tretë, mos merret me asgjë tjetër të klubit. Absurditeti më i madh që dëgjova dje nga Longo për dritat. Nuk ka pasur presion, kam qenë larg klubit.

Ekipin e kam takuar dy herë, Longos nuk i kam ndërhyrë asnjëherë. Unë jam i drejtpërdrejtë. Kam diskutuar më shumë me Pejic, i kam dhënë që keni bërë merkato të dështuar në janar. Largoi Longo Peposhin dhe Dacin. Nuk kemi sulmues tani. Më mirë se pa gjë ishin. Peposhi dhe Daci po bëjnë mirë në Durrës.

Ka një problem me veten, edhe pse e këshillon. Nuk i pyet të tjerët që janë aty, veç dy italianëve që ka me vete. Ka marrë përgjegjësi të madhe, nuk e di sa e kupton. Nëse nuk arrin në Europë është një dështim, është bërë investim i madh. Duhet të flasë më shumë për anën taktike-teknike. Me ato të merret. Sot edhe në Durrës të kishin fituar. Pjesën e dytë sot reaguam. Në pjesën e parë me ato gabime, nuk e di. Të mbajë përgjegjësi dhe të merret me punët e veta, jo ka apo s’ka drita në stadium.

Nuk është e vërtetë që sa herë kam ndërruar trajnera nuk kam fituar. Nëse do e kisha ndërruar trajnerin në janar, do ishim rivalë me Tiranën. Punën e tij nuk e hedh poshtë, punon shumë. Kur humbet ndeshjet nuk është faji vetëm i tij”, tha Gjici./newsport/