Pas suksesit ne kampionatin kombetar te zhvilluar disa muaj me pare, Vllaznia e gjimnastikes ka perseritur suksesin edhe ne garat e Kupes se Shqiperise duke zene vendin e pare. Madje kete here suksesi eshte dyfishuar sepse perveç ekipit te te rriturave, vend te pare ka zene edhe ai i te rejave.
Garat e Kupes se Shqiperise per gjimnastiken artistike sivjet jane zhvilluar ne Berat dhe ne to kane marre pjese rreth 150 sportiste te cilet kane treguar pergatitje shume te mire profesionale. Pjesmarres kane qene ekipet e Vllaznise, Tomorit, Partizanit, Skenderbeut, Lushnjes, Tomorit, Olimpik Gjimnastika, Sky 97 Gymn e Xheni Gjimnastika.
Gjimnastet e Vllaznise kane bere nje paraqitje shume te mire duke e nxjerr ate si ekip ne vend te pare teksa ne perfundim te garave eshte arritur kjo renditje ekipore:
TË RRITURA
1. VLLAZNIA
2. XHENI GJIMNASTIKË
3. SKENDERBEU
TË REJA
1. VLLAZNIA
2. PARTIZANI
3. SKY 07
PARATËREJA
1. PARTIZANI
2. VLLAZNIA
3. GJIMNASTIKA
Nderkohe sa i takon renditjes individual serish kane spikatur gjimnastet e Vllaznise qe kane zene disa vende nderi si me poshte:
TË RRITURA
1. ONEDA REÇ (VLLAZNIA)
2. ERALDA ZEMANAJ (VLLAZNIA)
3. ANGJELA STOJNA (VLLAZNIA)
TË REJA
1. MELISA AGOLLI (CXHENI GJIMNASTIKE)
2. RUEJDA GOLEMI (VLLAZNIA)
2. GRESA DRAGANI (VLLAZNIA)
3. LUIDA BECI (VLLAZNIA)
PARATËREJA
1. ORKIDA GJOKA (PARTIZANI)
2. LUISIANA KURTAJ (PARTIZANI)
3. LARISA MUGRI (SKY 07)