Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Gjithçka gati', Barcelona prezanton sfidën e parë pa Mesin dhe e nis...

‘Gjithçka gati’, Barcelona prezanton sfidën e parë pa Mesin dhe e nis nga… Rei Manaj

Rei Manaj do të jetë në stol në ndeshjen e parë të Barcelonës në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi shqiptar është pjesë e skuadrës që do të përballej sot me Real Sociedad, pasi është regjistruar tashmë me ekipin e parë të katalanasve për sezonin e ri.

Edhe klubi është gati për këtë start të parë të kampionatit post-Mesi dhe me një video ka treguar dhomat e zhveshjeve para duelit në Kamp Nou. Një video që pasqyronte fanellat e lojtarëve të bëra gati për futbollistët që do të bëheshin pjesë e kësaj sfidë.

E veçanta e saj është se ajo niste pikërisht me fanellën numër 14, atë që do të mbajë Rei Manaj në sezonin e tij me ekipin e parë të Barcelonës, për të vazhduar më pas me të lojtarëve të tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments