Gjykata Sportive në Itali ka publikuar sot vendimet për javën e fundit. Pezullimet e Damien Komolit dhe Xhorxho Kielinit morën vëmendjen kryesore te Juventusi, ndërsa nuk ka shpëtuar edhe Igli Tare.
Drejtori sportiv i Milanit është gjobitur me 10 mijë euro, për shkak të asaj çfarë ndodhi pas ndeshjes me Pizën. Sjellja e Tare është konsideruar agresive ndaj gjyqtarit Mikael Fabri, pas vërshëllimës përfundimtare.
Tare duhet të paguajë gjobën, ndërsa për të është thënë që: “Agresivisht protestoi për vendimet e gjyqtarëve”, pasi u fut në fushë në përfundim të ndeshjes.
Milani e fitoi 1 me 2 ndeshjen e fundit me Pizën. Adrien Rabiot u largua me karton të kuq në kohën shtesë, për këtë do të mungojë nesër në sfidën delikate me Komon.


