Prej disa kohesh kemi bere te ditur se tashme edhe zyrtarisht ne Shkoder funksionon ne agjensi menaxhimi futbollistesh. E licensuar si nje biznes i rregullt ne kete fushe, ajo tashme ka nisur pune edhe me “rekrutimin” e futbollisteve qe do te behen pjese e kesaj agjensie.

Pas emrave te njohur si Mario Mitaj, Elton Fikaj etj, se fundi drejtuesit e kesaj agjensie kane hedhur syte edhe tek elementi i ri shkodran dhe sigurisht qe mbi te gjithe fokusi ka qene tek Akademia Vllaznia. Aty ku jane ndalur tek nje futbollist i cili ne pamje te pare premton shume per te ardhmen.

Behet fjale per 18 vjeçarin Klajti Halili qe eshte pjese e ekipit U19 te Vllaznise qe stervitet nen drejtimin e trajnerit Vioresin Sinani. Ky lojtar mesohet te kete rene dakord dhe zyrtarisht tashme eshte nen menaxhimin e “SBF Football Agency”.

Ne ditet ne vijim priten te zyrtarizohen edhe te tjere lojtare qe do te behen pjese e kesaj agjensie. Te pakten keshtu ka bere te ditur per gazeten “Shkodra Sport” presidenti i saj Benardin Kulla, i cili sebashku me koleget e tij Silvio Pagliari dhe Fatmir Marku, kane projekte shume serioze per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/

https://www.facebook.com/photo?fbid=122093876846106069&set=a.122093257196106069