Pavaresisht pezullimit te 7 lojtareve nga Komisioni i Disiplines, Pogradeci i Samuel Nikaj vazhdon te jete i forte dhe kete e tregoi edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ne fushen e tij ndaj ekipit te Maliqit.

Interesant eshte fakti se liqenoret kane shenuar po aq gola sa numri i lojtareve te pezulluar, pra 7 dhe kane marre kesisoj nje fitore te thelle ne shifrat 7-1 ndaj ekipit kundershtar.

Trajneri Samuel Nikaj e pat deklaruar se Pogradeci ka nje organike te pasur lojtaresh dhe keto pezullime nuk do te ndikojne tek skuadra dhe kjo u reflektua edhe ne ndeshjen e djeshme.

Nga ana tjeter, ka fituar edhe rivali kryesor i tij Elbasani qe ka triumfuar ne transferten e Devollit me rezultatin 2-1 ndaj skuadres vendase.

Te dy keto ekipe kane grumbulluar nga 36 pike dhe ndajne dy vendet e para te renditjes, por me golaverazh me te mire eshte Pogradeci qe kryeson tabelen e klasifikimit. Gara pritet te jete e forte deri ne fund dhe skuadra qe do te ngjitet nje kategori me lart pritet te percaktohet nga golaverazhi./SHKODRA-SPORT.COM/