Sot mbyllet java e 24-të e Kategorisë Superiore, me 3 supersfida ku spikat derbi mes Partizani-Tirana.

Në orën 13:00 Laçi pret Kukësin, ku të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren për tu ngjitur në renditje. Kurbinasit vijnë në këtë përballje pas barazimit me Erzenin ndërsa verilindorët pas fitores me Partizanin.

Në orën 16:00 Teuta pret në “Niko Dovana” Vllazninë, në një duel që pritet të jetë tepër i luftuar. Durrsakët vijnë në këtë përballje pas fitores me Tiranën dhe kuqeblutë pas humbjes me Kastriotin.

Në orën 19:00 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë në “Air Albania” për të ndjekur derbin Partizani-Tirana. Një supersfidë që premton emocione, spektakël dhe mbi të gjitha shumë surpriza.

JAVA 24-te

Laçi- Kukesi ora 13.00

Teuta- Vllaznia ora 16.00

Partizani- Tirana ora 19.00