Atmosferta ne pragndeshjen Vllaznia- Tirana duket se ka perfshire te gjithe dashamiresit e futbollit dhe jo vetem ne keto dy qytete. Nje perballje e tille jo me kot eshte cilesuar “klasikja” e futbollit shqiptar.

Ne fakt, ne kete pragndeshje per t’i dhene edhe me shume rendesi ketij takimi, ka nderhyre edhe menaxheri i njohur shkodran Dritan Gjyrezi. Me nje status te publikuar ne rrjetet sociale, ai “ngacmon” Partizani apo edhe Kamzen, per te ashtuquajturin “derbi” qe bene per te hedhur Vllaznine nga Superliga dy sezone me pare.

“Keto dy vitet e fundit kemi degjuar per shume ndeshje derbi si ajo e derbit te periferise se Tiranes , Kamza – Partizani apo te tjera , por na kishte marr malli per ate klasiken shqiptare Vllaznia – Tirana. Historia nuk blihet, prandaj per nje futboll te bukur e fitore te Vllaznise te gjithe ne stadium diten e shtune. Tifozlleku nuk behet vetem nga rrjetet sociale. Une do jem aty. Forca Vllaznia!- shkruan ai.

Gjyrezi ka thene se do te jete mbremjen e se shtunes ne stadium, po ashtu edhe shume te tjere qe e duan futbollin e bukur dhe me shume siguri, Vllaznia e Tirana do ua ofrojne nje gje te tille sepse jane dy ekipe me shume emer, tradite e histori.
www.shkodrasport.com