Vllaznia po vijon me përgatitjet në Ulqin për nisjen e gjysmës së dytë të kampionatit por gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Një problem është ai i mbrojtësit Olsi Gocaj. Lojtari është bashkuar me skuadrën vetëm pak ditë më parë ngaqë ka qenë në Amerikë për një arsye personale dhe jo vetëm kaq, por ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që ka patur. Prandaj eshte duke zhvilluar aktualisht stervitje individuale.Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vetë trajneri Gjoka kur është shprehur:

“Gocaj është kthyer pak ditë më parë nga Amerika dhe tashmë po zhvillon një stërvitje individuale. Dëmtimi që ka patur së fundmi ende nuk i kaluar dhe mbase mund të jetë jashtë skuadrës edhe për 3-4 javë”. Pikërisht për këtë arsye, stafi teknik është duke punuar që në vendin e tij të aktivizojë si mbrojtës të djathtë Denis Pjeshkën.

© shkodrasport.com