Trajneri i njohur Ismet Munishi ka lavderuar se tepermi suksesin e kombetares shqiptare qe u kualifikua per te dyten here ne Kampionatin Europian. Ne nje interviste per emisionin “Koha Shtese” ai eshte ndalur edhe tek mbrojtesi i majte Mario Mitaj per te cilin tha se ka nje simpati te veçante.

“Mitaj? Më ka befasuar shumë si lojtar se nuk e kam ndjekur më para. Nuk e kam ndjekur as te ekipi i tij në Rusi. Është një lojtar fantastik, por nuk i jap shumë meritë Silvinjos për të se ka luajtur në vendin e Mitajt dhe ia ka njohur menjëherë kualitetin, meritë ka te Asani. (qesh).

Në fakt, unë kam parë edhe Silvinjon si lojtar, por Mitaj ia kalon, është më i mirë (qesh). Të bëhet xheloz Silvinjo për Mitajn? Jo, Silvinjo e ka mbytur prej kohësh futbollistin brenda vetes, ai krenohet me lojtarët e tij tani”, tha Munishi.

Ai ka folur njekohesisht ehde per shortin e ardhshem kur eshte shprehur: ““Unë nuk dua në shortin e Europianit vetëm Anglinë dhe Francën. Vetëm këta nuk i dua se kanë shumë cilësi në ekip.

Me të tjerët mund të konkurrojmë, Spanja nuk është mirë, Italia nuk është mirë, Gjermania nuk është mirë. Nuk do i doja, dhënë Zoti që të shkojmë deri në fazën çerekfinale apo gjysmëfinale”.