James Rodriguez ka konfirmuar romancën me modelen mahnitëse venezueliane, Shannon de Lima, pas daljes së bashku në fushë, gjatë festimeve të titullit kampion të Bayern Munich.Të dy thuhet se janë në një lidhje që prej janarit, por kanë dalë hapur, në publik, me rastin e rekordit të klubit bavarez, që fitoi titullin e shtatë radhazi në Bundesliga.

 

 

Edhe pse Rodriguez ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e fundit në “Allianz Arena”, ai u shfaq bashkë me bukuroshen venezueliane në fushën e blertë, pas mbarimit të lojës. Në një histori dashurie e konfirmuar edhe në Instagram, ku modelja postoi foton e të dyve së bashku, të shoqëruar me statusin “urime” dhe një “emoji” të kuq të zemrës.

 

 

Shannon, e cila ka mbi 1.6 milionë ndjekës në Instagram, ishte e martuar me superstarin latin, Marc Anthony, për dy vite, para se të divorcoheshin në shkurt 2017. Rodriguez u nda, po ashtu, nga modelja bukuroshe Daniela Ospina, motra e portierit (David) të Arsenalit, më vonë, në të njëjtin vit. Ato kanë edhe një vajzë, Salome, pesë vjeçe.

 

 

27-vjeçari i ka kaluar dy vitet e fundit të karrierës në Gjermani, por ende duhet të konfirmohet e ardhmja e tij, nëse qëndron në “Allianz Arena”, apo do të kthehet në Madrid. Kolumbiani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zidane, por Atletico Madrid po planifikon blerjen e tij për 55 milionë stërlina, sipas njoftimeve nga Spanja./telesport/