Stafi teknik i ekipit të vllaznisë ka shpresuar që të kishte të gatshëm të gjithë futbollistët për ndeshjen finale të këtij sezoni, atë ndaj Bylisit, por në fakt nuk do të ndodhë kështu.

Njëri nga lojtarët kyç të saj, pikërisht portieri Alen Sherri, mesa duket nuk ka arritur dot të rikuperohet në kohë për dëmtimin që ka patur dhe mund të themi se e ka humbur këtë finale.

Vetë ai, në disa prononcime të dhëna ishte shprehur optimist se do të ishte në fushë ndaj Bylisit, por nuk ndodhi kështu.

Dëmtimi i pësuar pak kohë më parë në kavilje, sipas mjekëve do ta linte larg skuadrës për 4 javë rresht, por duket se ai po zgjat edhe më shumë.

Padyshim që vetë Sherri nuk ndjehet mirë për këtë gjë, megjithatë në portë do të jetë Erind Selimaj dhe ai ofron garancinë e duhur që ky repart të mos jetë problem për këtë finale.
© shkodrasport.com