Maldonado, ka shënuar në minutat shtesë një gol ndaj Akademia Puerto Kabello. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë. Menjëherë pas golit ai shpërtheu në lot pasi kjo do të thoshte se do të eliminonte babain e tij, i cili drejton ekipin e Puerto Kabello si trajner.

Babai i tij, nuk i kurseu elozhet për të birin. “Jam krenar më shumë se kurrë për djalin që kam. Në këtë vend vlerat kanë humbur.

Djali tregoi besnikëri për skuadrën e tij dhe respekt për futbollin”, u shpreh Karlos Maldonado në fundin e sfidës që përfundoi 2-2.