Pasi kanë përfunduar ndeshjet e kampionatit, federata ka vendosur edhe datën dhe oraret zyrtare në të cilën do të luhen ndeshjet play off për të përcaktuar edhe dy skuadrat që do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Kështu, Elbasani dhe Veleçiku të cilat u renditën të parafundit në grupet përkatëse të Kategorisë së Parë do të luajnë përballë Luzi 2008 dhe Shkumbinit, dy skuadrat të cilat e përfunduan sezonin në vendin e dytë në Kategorinë e dytë.

Dy takimet do të luhen të premten, më datë 24 maj, në orën 16:00. Përkatësisht, ndeshja mes Elbasanit dhe Luzit 2008, do të luhet në stadiumin e Bylisit, ’Adush Muça’.

Ndërsa ndeshja tjetër, mes Veleçikut dhe Shkumbinit do të luhet në stadiumin ‘Tofik Jashari’ të Shijakut. Keto dy ekipe jane ndeshur edhe sezonin e kaluar me njeri- tjetrin por me ndryshimin e vetem se peqinasit vinin ne ate “finale” nga kategoria e pare ndersa koplikasitnga e dyta dhe kete here, gjerat kane ndryshuar dhe mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe kete here.

Dy skuadrat fituese do të ngjiten direkte në Kategorinë e Parë, ndërsa humbësit do të luajnë edhe një ndeshje tjetër mes tyre. Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në Kategorinë e Parë, teksa kjo skemë vjen pas dënimit të Kamzës, e cila është e detyruar t’ia nisë nga Kategoria e Dytë./vipsport/