Lajm i keq për Antonio Conte. Tottenham humbet për rreth një muaj Hugo Lloris, portierin titullar.

Siç raportojnë mediat angleze, Lloris do t’i nënshtrohet një operacioni në gju dhe do të jetë jashtë fushave për gjashtë deri në tetë javë.

Prandaj, ai do të humbasë të dyja ndeshjet e Champions League kundër Milanit në 1/8 finale, të planifikuara për 14 shkurt dhe 8 mars.

Në vend të tij do të luajë Fraser Forster, 34 vjeç, portieri i dytë i “Spurs” me katër paraqitje këtë sezon (një në Premier League, dy në ‘FA Cup’ dhe një në Kupën e Ligës).

Vitin e kaluar ai luajti për Southampton, më parë te Celtic, ku sfidoi Milanin gjatë fazës së grupeve të Champions League 2013-2014. Pesë gola të pësuar në dy ndeshje dhe po aq humbje.

Në llogoren tjetër, atë kuqezi, Maignan do të mungojë edhe ndaj Tottenhamit. Pra, asnjë sfidë mes dy portierëve francezë.