Goditje e rëndë për Skënderbeun gjatë kësaj merkato janari. FIFA ka bllokuar merkaton e skuadrës korçare duke bërë që lojtarët e afruar të mos kenë mundësi të federohen për të luajtur në pjesën e dytë të sezonit.

Newsport.al ka sigurar një foto të sistemit “TMS” të FIFA-s dhe në këtë foto shihet që merkato e Skënderbeut për momentin është e bllokuar dhe nuk mund të federohet asnjë lojtar.

Skuadra që drejtohet nga Migen Memelli ka afruar deri më tani vetëm Erlis Frashërin, por për momentin nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare përsa i përket merkatos që është bllokuar nga FIFA.

Nëse merkato nuk do të zhbllokohet deri në fund të muajit janar kur mbyllet edhe zyrtarisht merkato, do të ishte një goditje e rëndë për Skënderbeun dhe trajnerin Memelli që ka nevojë për disa afrime cilësore për të përballur pjesën e mbetur të sezonit dhe për të arritur objektivin mbijetesë./newsport/