Partizani luajti dje miqësoren e fundit të programuar për në Slloveni, ku po zhvillohet dhe faza përgatitore. Të kuqtë e mbyllën me barazim 1-1 përballë Mariborit vendas.

Një prej lojtarëve që spikati te të kuqtë, ishte pikërisht mbrojtësi i afruar disa ditë më parë nëpërmjet merkatos së verës.

David Atanaskoski erdhi nga Makedonija GP, me të cilën fitoi dhe Kupën e Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi i majtë i ka rënë në sy dhe stafit teknik, që e aktivizoi dje nga minuta e parë, duke mos u zhgënjyer.

Paraqitje të mira priten dhe në vazhdim, me “demat” që shpresojnë të kenë gjetur siguri te Atanaskoski në krahun e majtë të mbrojtjes dhe vetëm. Kujtojmë se Partizani ka nënshkruar me të kontratë 1- vjeçare, me të drejtë rinovimi dhe 1 tjetër.