Merkato e Superiores ka pasur zakonisht të njëjtën natyrë. Lojtarë që ishin pjesë e një ekipi, ndërronin fanellat dhe shkonin në skuadrën tjetër.

Por Egnatia është një prej atyre ekipeve që e theu këtë tabu, duke marrë futbollistë të panjohur për kampionatin tonë, me shumë potencial dhe duke i shitur në Europë.

Afrimi i fundit i rëndësishëm për Egnatian ishte Rezart Rama, një lojtar që më herët konsiderohej si një talent i madh për Kombëtaren Shqiptare dhe që luante te Notingham Forest U-23. Nga ana tjetër edhe Teuta e bëri një goditje të kësaj natyre me futbollistin shkodran Elmando Gjinin.

Në ndeshjen kundër Partizanit, Gjini hyri nga stoli dhe ishte i pakalueshëm. Thuajse çdo duel i fituar, duke i dhënë garanci dhe qetësi trajnerit Martini për vazhdimësinë.