Nga Endri ÇINARI
Fjala “gol” ka qenë sinonim për ekipin e Vllaznisë këtë sezon, ku shkodranët kanë shënuar më shumë se cilido tjetër ekip në Superiore deri më tani. Ekipi i drejtuar nga Martini ka gjetur 15 herë rrugën e rrjetës , duke pasur kështu sulmin më të mirë. Me 9 herë kampionët e vendit që ndiqen nga Dinamo përsa i përket golave të shënuar, teksa kryeqytetasit kanë shënuar 9 gola në 8 javë kampionat. Por, ajo që bën përshtypje tek Vllaznia është edhe shpërndarja e golave.
Në fitoren e fundit 3-1 kundër Tiranës, gjeti golin e parë këtë sezon edhe të parin absolut me fanellën kuqeblu edhe Lirim Kastrati. Me kosovarin i cili u “zhbllokua” falë një penalltie që u shndërrua në gol nga ai, kënaqësi të cilën ia “dhuroi” Bekim Balaj.
Ku kapiteni i skuadrës shkodrane vendosi që të lejonte Kastratin për të goditur, pavarësisht se ai vetë është goditësi i parë i 11-metërshave në ekip. Dhe me gjetjen e rrugës së rrjetës nga ana e Kastratit, tashmë shkon ne 9-të numri i futbollistëve që kanë gjetur golin deri më tani tek Vllaznia në këtë kampionat.
Kështu golashënuesi më i mirë i ekipit dhe kampionatit është Balaj, me 5 gola të shënuar. I cili çuditërisht ndiqet nga Jago i cili ka shënuar 2 herë deri më tani në Superiore. Teksa kanë gjetur golin në kampionat edhe Gurishta, Bajrami, Hakaj, Murataj, Mala, Bismark dhe së fundmi edhe Kastrati.
Pra, 9 futbollistë që kanë shënuar pë Vllazninë, duke formuar thuajse një formacion me lojtarë që kanë gjetur golin deri më tani në kampionat. E duke treguar qartazi ae tek 9 herë kampionët e vendit çdo kush është i aftë për të shënuar dhe se pika më e fortë e skuadrës ngelet goli, pavarësisht lojtarit që dërgon topin në rrjetë.(www.shkodrasport.com)
GOLASHËNUESIT E VLLAZNISË:
Bekim Balaj 5
Andreey Yago 2
Lirim Kastrati 1
Esat Mala 1
Edon Murataj 1
Charles Bismark 1
Melos Bajrami 1
Erdenis Gurishta 1
Esin Hakaj 1
Peralta 1 (autogol)







