Esat Mala ishte një nga afrimet e bujshme të Vllaznisë në këtë merkato vere. Mesfushori shtashkurtër ka nisur stërvitjen me shkodranët, por ende nuk është prezantuar nga klubi kuqeblu. Në fakt për këtë ka një prapaskenë që ka bërë me dhimbje drejtuesit e Vllaznisë.

Mesfushori nuk ka marrë ende lejekalimin nga klubi i Girensunspor duke ndryshuar tërësisht planet e trajnerit Mirel Josa. Edhe pse po punohet në rrugë zyrtare nga drejtuesit e Vllaznisë, turqit nuk janë bindur për të dhënë letrat për futbollistin që mbylli sezonin me Partizanin. Një problem serioz që ende nuk dihet se si do të zgjidhet.

Kjo është edhe arsyeja pse Mala nuk është prezantuar si lojtar i ri i Vllaznisë. Sakaq kjo çështje ka shqetësuar edhe Mirel Josën që e kishte llogaritur si titullar për ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik.

Pritet të shihet se çdo ndodhë ndërsa duhet përmendur fakti se turqit e Girensunspor nuk e kanë pasur në plane./newsport/