Goli i shenuar nga Legata ne shtese ka rezultuar shume i rendesishem per Aden e cila ka marre nje fitore me shume vlere ne shifrat 3-2 ndaj Gramshit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes.

Nje takim qe ka dhuruar shume emocione, por njekohesisht edhe ankth por ne fund kane qene vendasit qe i jane gezuar fitores.

Perballja ka nisur me gol. Qe ne minuten e pare ka qene sulmuesi Arbjas Hasanaj qe do te kalonte ne avantazh Aden dhe me kete do te mbyllej pjesa e pare.

Ne fillimin e se dyte, Valter Perndrecaj do te dyfishonte shifrat dhe ketu duket se fati i ndeshjes u vendos, por nuk mendojne keshtu miqte nga Gramshi.

Ne minuten e 58-te ata kane ngushtuar shifrat me ane te Goges dhe nente minuta me vone do te vinte edhe goli i barazimit me autor Zaimin.

Kur u duk se gjithçka do te mbyllej ne barazim, do te vinte goli i Arsen Legates qe do te vuloste shifrat perfundimtare 3-2 ne favor te Ades qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 10 pikeve dhe mban vendin e nente te renditjes.
www.shkodrasport.com