Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEGoli i Kaçubelës nuk mjafton, Basania 'bie' edhe ndaj Luzit

Goli i Kaçubelës nuk mjafton, Basania ‘bie’ edhe ndaj Luzit

Basania nuk ia del të marrë pikë as ndaj Luzit dhe si rrjedhojë pëson humbjen e tretë rradhazi në kampionat. Pasditen e sotme ajo ka luajtur në Luz ndaj skuadrës vendase dhe është mundur me rezultatin 1-3.

Ndonëse minutat e para të këtij takimi treguan një lojë të barabartë për të dy ekipet, me kalimin e minutave gjërat ndryshuan. Në minutën e 27-të Ocheje përfiton nga një top i mbetur në zonën e Basanias, del përballë portierit dhe nuk gabon duke ee çuar atë në rrjetë. Një gol që sjell kundërshtimin e futbollistëve miq që duan t’i thonë arbitrit se tek aksioni i golit kishte diçka të parregullt, por kjo nuk ndryshon asgjë.

Tre minuta më vonë pas një kundërsulmi të shpejt, Longcat do të tregohej i saktë duke shënuar edhe golin e dytë për Luzin dhe në këtë mënyrë pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-0 për vendasit.

Në të dytën do të vinte edhe goli i tretë për ta. Është sërish Ocheje që do të shënonte ndonëse mbrojtësit e Basanias pretendojnë për një pozicion të parregull në aksionin e golit, megjithatë asgjë nuk ndryshon dhe goli quhet i rregullt. Në ’75 Kaçubela do të shënonte golin e vetëm për miqtë nga Bushati.

Ato provuan sërish në minutat e mbetura për të shënuar edhe gola të tjerë por nuk ia dalin dhe si rrjedhojë detyrojnë të pranojnë humbjen. Basania mbetet në kuotën e 7 pikëve dhe mban vendin e 10-të në renditje, ndërsa Luzi tashmë ka 18 pikë dhe renditet i pesti.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments