Ditën e djeshme, u luajtën 8 sfidat e vlefshme për javën e 26-të. Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te sfida e zhvilluar në “Ismail Xhemali” të Pukës mes Tërbunit dhe Besëlidhjes, që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të pukjanëve.
Në “derbin e veriut”, skuadra pukjane është treguar cinike ndaj Besëlidhjes në shtëpinë e saj, teksa ka fituar me këtë rezultat minimal, falë golit të Mezinit në minutat e fundit, më konkretisht në të 86-tën minutë.
Me këtë triumf, ekipi i drejtuar nga Elvin Beqiri, e ka thelluar diferencën në +6 nga Besëlidhja. Pukjanët renditen në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit me 41 pikë.
Ndërkohë, nga ana tjetër, lezhjanët renditen në vendin e nëntë me 35 pikë.Ndeshjen e rradhës, Tërbuni do ta luajë me Bylisin në transfertë, ndërsa Besëlidhja pret në shtëpi Tomorin.
Maringlen ZHIVANI