Kategoria e Parë e moshave U17 vijon rrugëtimin dhe duket sikur ka ende dilema të mëdha për një nga skuadrat, që do të ngjitet në Superiore.

Dy ekipe të Shkodrës, Basania dhe Scutari, së bashku edhe me Burrelin, janë shkëputur nga të tjerat, por diferenca mes dy ekipeve të Shkodrës është vetëm një pikë dhe për titullin kampion në këtë grupmoshë do të ketë një garë në distancë, pasi skuadrat i kanë luajtur duelet direkte.

Sot, Basania U17 do të luajë në transfertë kundër Spartak Tiranës, ekip që renditet në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit.

Ndërkohë, po ashtu edhe Scutari U17 do të luajë në transfertë kundër Kukësit, që ka bërë një sezon të mirë dhe renditet në vendin e katërt.

Kështu, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto dy ndeshje për dy ekipet e Shkodrës, Basania dhe Scutari, teksa të dy këto skuadra që drejtohen përkatësisht nga Donaldo Lari dhe Erjon Hasaj, kanë bërë një sezon shumë të mirë me grupmoshat U17.
Maringlen ZHIVANI