Vllaznia U15 ka zhvilluar ndeshjen e prapambetur në kampionatin e Superiores së moshave, ku si rival kishte skuadrën e Shënkollit. Takimi është zhvilluar në fushën sportive “Porto” dhe në këtë ndeshje, Vllaznia U15 ka humbur me rezultatin 2-0, ku dy golat për Shënkollin janë shënuar në pjesën e parë.

Kështu, i pari është shënuar në minutën e 16-të, me anë të Çypit. Ndërkohë, pavarësisht tentativave për të barazuar rezultatin, kuqeblutë nuk ia kanë dalë.

Në minutën e 32-të, ka ardhur edhe goli i dytë dhe vendimtar i këtij takimi, i shënuar nga Marku, i cili kështu ka dyfishuar shifrat për Shënkollin. Me këtë rezultat, është mbyllur pjesa e parë dhe e tërë ndeshja.

Tashmë, Vllaznia U15 me këtë humbje, mbetet në kuotën e 29 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Shënkolli me këtë fitore, ka marrë kreun e renditjes me 30 pikë, një më shumë se shkodranët, duke rivalizuar njëra-tjetrën në zonën e kreut.

Tashmë, ekipi shkodran duhet të përgatitet maksimalisht për ndeshjet e ardhshme në kampionatin e Superiores së moshave U15, i cili do të rezervojë sfida të forta në vazhdim, të cilat do të jenë vendimtare sa i përket ecurisë së mëtejshme.
Maringlen ZHIVANI