Basania U15 ka marrë një humbje në sfidën e rradhës për kampionat. Tashmë, në Bushat ka qenë ekipi i Partizanit që ka marrë tre pikë, ku ka mjaftuar vetëm një gol i Banushit me penallti në pjesën e dytë të takimit.

Në fakt, skuadra shkodrane, e drejtuar nga Gilman Lika, ka zhvilluar një ndeshje të mirë. Ndeshja nis e qetë në fushën e lojës, ku vendasit e Basanias ishin më në kërkim të fitores, megjithatë nuk arritën dot ta marrin.

Pjesa e parë u mbyll në barazim me rezultatin 0-0. Ndërkohë që, pjesa e dytë ka sjellur ndryshim në rezultat.

Në këtë pjesë, Partizani gjeti edhe golin e fitores, me anë të Banushit me penallti, më konkretisht në minutën e 78-të. Deri në fund, të kuqtë e Partizanit administrojnë më së miri lojën dhe e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e Partizanit U15.

Pas kësaj ndeshjeje, Basania U15 renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit me 9 pikë, ndërsa Partizani renditet në vendin e gjashtë me 23 pikë.
Maringlen ZHIVANI