Vetem 1 fitore ndaj Murlanit dhe kaq. Ada nuk po arrin dot te dale ne rezultatet e saj dhe per kete arsye, ajo pasditen e sotme ka pesuar nje tjeter humbje.
Kete here ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes ndaj Ilirise me rezultatin 2-1. Kane qene fushe-krujasit ata qe kaluan te paret ne avantazh qe ne minuten e 10-me ane te Kallakut dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.
Ne fillimin e se dytes, velipojaket do te gjenin golin e barazimit me ane te futbollistit Ermir Rekaj i cili do te shenonte ne minuten e 55-te te ndeshjes.
Por barazimi ka zgjatur vetem 15 minuta sepse Tabaku do te shenonte golin e dyte per Ilirine dhe me kete gol ajo do te merrte nje fitore me shume vlere ne Velipoje.
Me kete fitore ajo do te ngjitej ne kuoten e 11 pikeve dhe tashme kryeson renditjen, nderkohe qe Ada mbetet ne kuoten e vetem 3 pikeve te grumbulluara ne 5 ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/