Kategoria e Parë zhvilloi ditën e djeshme ndeshjet e rradhës për raundin e 11-të. Kështu, në Pukë, Tërbuni u ndal në barazim 1-1 me Luzin. Pukjanët, për të cilët luajnë edhe pesë shkodranët, Tafili, Zagani, Popaj, Ruqi dhe Xhakaj, bënë një hap fals në shtëpi, duke lënë dy pikë në garën e kampionatit të Kategorisë së Parë.

Sfida u hap nga Luzi që shënoi në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 58-të, por po në këtë 45-minutësh, pikërisht Serdar Zagani barazoi për vendasit pak para fundit të saj, teksa goditja e futbollistit shkodran përfundoi në rrjetë.

Më pas, deri në fund të ndeshjes, nuk do të kishte më ndryshim të rezultatit dhe përballja mes Tërbunit dhe Luzit do të mbyllej në barazim 1-1. Pas këtij barazimi, Tërbuni renditet në vendin e shtatë me 16-pikë në tabelën e klasifikimit, teksa ndeshjen e rradhës do ta luajë ndaj Dinamos sërish në shtëpinë e vet. /Maringlen ZHIVANI/

Tërbuni-Luzi 1-1

Goli për Tërbunin: Zagani 82’

Formacioni i Tërbunit (4-4-2): Vata, Ruqi, Peqini, Hoxhaj, Metani, Filipi, Tafili, Saliaj, Hysa, Xhabrahimi, Krasniqi (u aktivizuan: Zagani, Mezini, Mbaba) Tr: Alert Alcani