HomeKRYESOREGoli i Xhakajt në shtesë i jep fitoren KF Shkodra U19 ndaj...

Goli i Xhakajt në shtesë i jep fitoren KF Shkodra U19 ndaj Shënkollit

Pak javë më parë, Shënkolli U19 mundi Vllazninë, por dje ka ndodhur ndryshe. “Hakun” e Vllaznisë e ka marrë një ekip tjetër i qytetit verior, Shkodra U19, teksa në ndeshjen e rradhës për kampionat, në mes saj dhe ekipit të Shënkollit, ka fituar ekipi i Shkodrës.

Kështu ka ndodhur në takimin e luajtur në fushën sportive “Zmijani” të Shkodrës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Taip Piraniqi, ka fituar me rezultatin 2-1 dhe me këtë trepikësh, është barazuar me Shënkollit në renditje, duke e parakaluar atë në tabelën e klasifikimit, me të dy ekipet që kanë nga 13 pikë.

Duhet thënë se ka qenë një takim me shumë rivalitet dhe të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht, ka qenë Shkodra U19, që ka arritur të kalojë në avantazh me anë të futbollistit Shpuza, në minutën e 64-të. Megjithatë, pas golit ai ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Pas këtij kartoni, ekipi i Shënkollit do të arrijë të barazojë me anë të futbollistit Marku, në minutën e 70-të.

Ndërkohë, më pas u duk se me këtë rezultat do të mbyllej kjo ndeshje, por nuk kanë qenë të këtij mendimi vendasit. Në minutat e fundit të ndeshjes, Shkodra U19 do të shënonte golin e dytë dhe të avantazhit, me autor Xhakajn.

Përfundimisht, 2-1 për Shkodra U19, që me këtë trepikësh, është ngjitur në kuotën e 13 pikëve dhe ndodhet e shtata në renditje, ndërkohë që Shënkolli U19, pas kësaj humbjeje, ka zbritur në vendin e tetë edhe ajo me 13 pikë, por me një golavarazh më të dobët se Shkodra U19, me të cilën kanë ndërruar pozicionet në renditje.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments